Greqia është tronditur nga përleshjet e tifozëve para ndeshjes AEK-Dinamo Zagreb për kualifikueset e Champions League e cila u anulua pas vdekjes së një 29-vjeçari i cili u plagos nga huliganët kroat.
Për veç viktimës ka disa të plagosur mes tyre një 17-vjeçar. Policia gjithashtu ka arrestuar 96 tifozë, mes tyre 82 kroatë, 1 austriak, 1 boshnjak, 1 shqiptar, 1 gjerman, 2 grekë.
Incidentet nisën mbrëmjen e së hënës kur tifozët e Dinamo Zagrebit të cilët u nisën me makina nga kryeqyteti kroat mbërritën në New Filadelfia.
Mediat vendase thonë se bashkë me huliganët e Dinamo Zagrebit jashtë stadiumit të AEK-ut ka pasur edhe tifozë të Panathinaikos dhe së bashku kanë sulmuar tifozët e AEK-ut që ndodheshin në OPAP Arena.
Organizatorët e Dinamos së bashku me tifozët e PAO, rreth 200 persona, kanë mbërritur me shpejtësi jashtë stadiumit dhe rreth orës 23:00 kanë sulmuar tifozët e AEK-ut dhe ka shpërthyer një përleshje e ashpër, me bomba molotov, shkop dhe sende të tjera.
Djali iu vra nga huliganët kroatë, nënës së 29-vjeçarit grek i bie infarkt
Gjithçka u bë kaotike dhe tragjike pasi humbi jetën një i ri grek i cili u plagos në zemër. Për shkak të gjakderdhjes së madhe në momentin që ka shkuar ambulanca ai ka qenë në momentet e tij të fundit.
Edhe pse ata u munduan ta shpëtonin fati ishte i shkruar ndryshe për të riun i cili pak momente se të plagosej kishte marrë një të afërm të tij që të shkonte e ta merrte pasi nuk ndihej i sigurt.
Në telefonatë me të afërmin i riu ka qenë edhe në momentin e plagosjes ku nga telefoni ka dëgjuar të gjithë skenën.
U plagos për vdekje nga tifozët kroat, i riu telefonoi të afërmin për ndihmë
Official information #Athens
#AEK🇬🇷 – #Dinamo 🇭🇷 fight:
ca400 involved82 Croats arrested
1 German, 1 Albanian, 1 Austrian & 1 Bosnian arrested
12 Greeks arrested
5 Greeks in hospital
3 Croats in hospital
A 29-years ( he was not 22 years old) AEK fan dead#Russia #USA pic.twitter.com/nssTIBgySA— Neutral zone (@fanatico_japan) August 8, 2023









