Vrasja e 29-vjeçarit grek pas dhunës së regjistruar nga tifozët kroat ka shokuar mbarë vendin.
Ndërkohë detaje të reja po zbardhen çdo orë që po kalon duke nxjerrë në pah detaje të tmerrshme.
Mësohet se viktima para se të jepte frymën e fundit ka marrë në telefon një të afërm për t’i kërkuar ndihmë për ta marrë nga vendi i ngjarjes.
I afërmi i të riut fatkeq, siç përshkruhet, ka marrë një telefonatë nga 29-vjeçari rreth orës 03:00 të datës 3 gusht.
Viktima i kërkonte të afërmit të tij që të shkonte ta gjente në rrugën për në Tympaki. Ai nuk i ka shpjeguar arsyen, i ka thënë se do të bisedojnë personalisht, ndërsa sipas të afërmve të tij, 29-vjeçari ka qenë shumë i stresuar.
Ndonëse i tronditur, duke ditur se diçka e keqe ka ndodhur, personi që ka marrë telefonatën nuk e ka mbyllur telefonin. Siç i tha policisë e la në tavolinë me zë zë lartë.
Ky proces ka zgjatur rreth nëntë minuta, ndërsa ai vetë po bëhej gati të shkonte në vendin që i kishte thënë i afërmi.
Pas një heshtjeje alarmante, duke qenë se i afërmi i tij nuk fliste, dëgjoi qytetarët që afroheshin dhe pyesnin të plagosurin nëse është mirë dhe nëse ka nevojë për ndihmë.
Bëhet e ditur se 29-vjeçari ka qenë pa ndjenja kur ka mbërritur ambulanca, plagët e tij ishin të dukshme.









