Një operacion ndërkombëtar antidrogë me bashkëpunim midis Guardia di Finanza-s, DEA-s amerikane dhe policisë shqiptare ka goditur një grup kriminal në Kurbin teksa janë është bërë i mundur shoqërimi i 10 personave.
Mësohet se një prej 4 gomoneve të kapura ka qenë e pajisur me 3 motorë të rrallë, me nga 350 kuaj fuqi, me qëllim për të transportuar drogën në ujërat e detit Adriatik.
Pritet që të ketë edhe arrestime të tjera në kuadër të këtij operacioni që ka nisur prej disa ditësh edhe nga pala italiane.
Grupi kriminal i cili u kap teksa po shkëmbente kanabis me heroinë e kokainë, ishte me bazë në Fushë-Kuq të Kurbinit.