Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Ukrainën në Ditën e Pavarësisë përmes një postimi në platformën “X”.
Osmani ka thënë se në mes të hijeve të një lufte gjenocidale, shpirti i ukrainasve mbetet i pathyer.
“Zemra e një kombi rreh brenda popullit të tij dhe në mes të hijeve të një lufte gjenocidale, shpirti i ukrainasve mbetet i pathyer. Nga një tokë e forcës, demokracisë dhe shpresës në tjetrën, i urojmë popullit të guximshëm të Ukrainës Gëzuar Ditën e Pavarësisë,” shkroi presidentja.
Çdo vit, data 24 gusht, në nder të miratimit të Aktit të Pavarësisë së Ukrainës nga Parlamenti i Republikës Socialiste Sovjetike të Ukrainës, “Verkhovna Rada”, kujtohet si ajo e formimit të shtetit të Ukrainës në formën e tij moderne.
Një nga hapat e parë drejt pavarësisë ishte miratimi i Deklaratës së Sovranitetit Shtetëror të Ukrainës, nga Verkhovna Rada, më datë 16 korrik 1990.
Edhe pse Deklarata nuk do të shpallte Pavarësinë e Ukrainës, ajo do ta përcaktonte atë si një shtet-komb sovran, sovraniteti i të cilit shtrihej në të gjithë territorin e vendit dhe në të gjitha sferat e shoqërisë ukrainase.
Pavarësisht se Ukraina mbeti pjesë e Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike, pas shpalljes së Deklaratës së Sovranitetit të Shtetit, nëpërmjet këtij dokumenti, do të demonstrohej vullneti i popullit ukrainas për pavarësi.
Po ashtu, do të ishte shtysa për fillimin e proceseve, të cilat përfunduan më 24 gusht 1991. Datë kur Parlamenti i Republikës Socialiste Sovjetike të Ukrainës do të miratonte Aktin e Pavarësisë së Ukrainës.
The heart of a nation beats within its people, and amidst the shadows of a genocidal war, the spirit of Ukrainians remains unbroken.
From one land of strength, democracy, and hope to another, we wish the brave people of Ukraine a Happy Independence Day! 🇽🇰🇺🇦 pic.twitter.com/zjC2rCRRzX
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) August 24, 2023