-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hashim Thaçi flet nga burgu për familjen, Ramën dhe Kosovën!

Kryesoret

Pas afro tri vitesh që nga arrestimi i tij nga Dhomat e Specializuara në Hagë, Nacionalja ka realizuar një intervistë ekskluzive me ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, brenda dhomave të paraburgimit, ku ai flet për veten, familjen, Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës, për domosdoshmërinë jetike të vendit që të qëndrojë në aleancën e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të mos qëndrojë në një gjendje të vazhdueshme krizas të njëpasnjëshme, si dhe për nevojën e përmbylljes njëherë e përgjithmonë të çështjeve me Serbinë – në njohje të ndërsjellë.

Në fillim të intervistës, Thaçi thotë se “sot jam në izolim fizik, por jo burg mendor” dhe shprehet se ka “energjinë fizike” dhe “freskinë mendore”. Por për çka është në veçanti i përmalluar është për familjen në rend të parë, dhe miqtë e tij jetësor.

Mrekulli të jashtëzakonshme njerëzore”, e quajti ish-Presidenti Thaçi vizitën e tij të parë që nga paraburgimi në Burojë të Skenderajt më 29 maj të këtij viti, kur i ishte aprovuar vizita për shkaqe shëndetësore të së ëmës së tij; ku tregon se “koha dhe biseda me ta ishte më e veçanta në jetën time”.

Jam i mallëngjyer për njerëzit që i dua dhe më duan, që më besuan për më tepër se dy dekada, në procesin e përbashkët të ndërtimit të Kosovës së lirë, të pavarur, tolerante, zhvillimore”, u shpreh Thaçi.

Teksa kujton edhe takimin me kryeministrin shqiptar, Edi Ramën, ai i gëzohet edhe librat që ky i fundit i solli. “Si zakonisht, ishte me plot humor të mirë. Por, kur u ndamë, e ndjeva se u emocionua shumë, por gjithmonë me besim për të ardhmen më të mirë dhe më të sigurt, përtej hapësirës ku qëndruam duke pirë kafe rreth dy orë”.

INTERVISTA E PLOTË E HASHIM THAÇIT

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit