-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tensionet në veri, Kurti: Kanë ardhur të luftojnë në territorin tonë

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencën e jashtëzakonshme për media publikoi pamjet të se personave të armatosur dhe u shpreh se të shtënat vijojnë. Ai bëri thirrje që 30 personat e armatosur t’i dorëzohen forcave policore të Kosovës.

Kurti u shpreh se askush tashmë nuk mund të ketë dilema se ku ndodhen dhe çfarë rreziku është vendi.

Situata në veri, Kurti: 30 persona të armatosur po sulmojnë policinë, të dorëzohen

Nuk bëhet fjalë për fshatarë, por për profesionistë që me maska uniforma dhe kalibra të rëndë, kanë ardhur të luftojnë në territorin e republikës sonë. Nuk e dimë nga janë as s’i kemi identifikuar, por organet tona po bëjnë vlerësimet e tyre”, tha Albin Kurti.

Kurti tha se ajo rrethinë e Manastirit të Banjskës nga këta formacione ushtarake po provohet të shndërrohet “në rrethinë lufte”.

Hetimet do ta zbulojnë pse bash aty, pse bash tani, në manastir”, tha kryeministri.

Për cilësimet përfundimtare (se a është agresion serb ndaj Kosovës) ende nuk i kemi përmbyllur. Do t’u japim pak kohë ekspertëve ton të sigurisë që ta emërtojnë saktë këtë”, tha Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Të armatosur dhe me mjete pa targa, Kurti publikon pamje të agresorëve në veri

“Nuk duam luftë, duam paqe. Nuk e di se prej nga janë, nuk janë identifikuar si formacion, por që janë të armatosur rëndë”, shtoi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit