-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sveçla rrëfen me detaje gjithçka ndodhi gjatë sulmit terrorist të serbëve në Veri

Kryesoret

Në një intervistë për BBC, Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka shpjeguar se si ndodhi ngjarja e 24 shtatorit ku mbeti i vrarë polici Kosovar, Afrim Bunjaku, nga një sulm terrorist serb.

Sveçla tregoi se ishin njësi normale të policisë që po bënin punën e tyre të zakonshme kur u përballën me sulmin terrorist. BBC pati një pyetje për ministrin Sveçla rreth mundësisë së përkeqësimit të situatës dhe nëse Kosova do të kthehet në tavolinën e dialogut.

Sveçla: Radoiçiç i Listës Serbe i lidhur me sulmin ndaj policisë

“A frikësoheni nga rikthimi i dhunës së tmerrshme të të 90-ave apo ka një rrugë kthimi në tavolinën negociuese”, pyeti gazetarja e BBC.

Sveçla tha se Serbia mendon se me sulme terroriste ata mund të ndryshojë situatën.

Sveçla: Gjetëm harta dhe plane të grupit terrorist serb

“Herët në mëngjes, një patrullë policore e cila ishte në detyrë është sulmuar, dhe në këtë sulm fatkeqësisht një nga zyrtarët tanë policor ka vdekur dhe një tjetër është plagosur. Ne kemi parë dy kamionë që kanë bllokuar rrugën dhe sulmet vazhduan pothuajse për gjithë ditën. Ka një rrugë kthimi në negociata. Padyshim që ajo që duam të bëjmë është që të sigurojmë që të gjithë të ndihen të sigurt dhe ne sigurojmë sundim të ligjit dhe siguri për secilin qytetar, pavarësisht etnisë. Fatkeqësisht Serbia mendon se me sulme terroriste mund të ndryshojë situatën dhe mendojnë që mund ta vendosin në tryezë të bisedimeve”, u përgjigj Sveçla.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit