Mesditën e sotme janë mbledhur për herë të katërt deputetët e opozitës. Dy grupet, Sali Berishës dhe Gazment Bardhit. Pjesa që ka refuzuar bashkimin është e Lulzim Bashës, i cili ka pas tij vetëm 10 deputetë.
Në takimin e sotëm temë kryesore e diskutimit është ngritja e dy kërkesave për Komisionet Parlamentare Hetimore, për çështjen e koncesioneve në shëndetësi dhe për sistemin TIMS, që PS i refuzoi.
Hapi i radhës i opozitës mund të jetë ankimimi i në Gjykatën Kushtetuese.