38-vjeçari Erion Sejdini nga Tirana është arrestuar nga policia e Vlorës sapo ka mbërritur në qytetin bregdetar.
Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj 38-vjeçarit, iu gjet në një qese plastike, një armë zjarri pistoletë të llojit “Beretta” dhe një krëhër për pistoletën.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, në lagjen “21 Dhjetori”, Tiranë, u gjetën 2 këllëfë pistolete dhe 1 veshje kamuflazhi, si ato ushtarake.
Të gjitha sendet e kundërligjshme u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.