-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Makina përplaset me motorin, plagoset 51-vjeçari

Kryesoret

Aksident në aksin Librazhd-Elbasan, makina përplas 51-vjeçarin

Një 51-vjeçar me inicialet G. Zh., mbeti i plagosur pasi u përplas nga një makinë në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, në vendin e quajtur “Kthesa e panoramës”.

Automjeti me drejtues 75-vjeçarin me iniciale K. Sh., është përplasur me motomjetin me drejtues 51-vjeçarin, banues në Elbasan.

Ky i fundit u dërgua në spital, për ndihmë mjekësore, ndërsa me 75-vjeçarin po kryhen veprimet procedurale.

“Në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, në vendin e quajtur “Kthesa e panoramës”, automjeti me drejtues shtetasin K. Sh., 75 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin G. Zh., 51 vjeç, banues në Elbasan.

Për pasojë është dëmtuar 51-vjeçari, i cili u dërgua në spital, për ndihmë mjekësore. Me shtetasin K. Sh. po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të aksidentit,” njofton policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit