Mes hidhërimit për ndarjen nga jeta të motrës së tij Etleva Bodi, Erjon Kanolja, vëllai u kërkon ndihmë shqiptarëve për të sjellë në Shqipëri trupin e pajetë të 31-vjeçares.
Ajo ndërroi jetë mbrëmjen djeshme njofton vëllai i saj, pasi u bë viktimë e bashkëshortit për shkaqe xhelozie. Vëllai i Etlevës tregon se është lajmëruar nga nipi 13-vjeçar për ngjarjen e rëndë, i cili e ka telefonuar “Daja, hajde shpejt”.
Përmes një ‘Gofoundme’, vëllai i Etlevës kërkon ndihmë monetare jo vetëm për të sjellë trupin e së motrës, por edhe për rehabilitimin e fëmijëve të mitur të cilët janë në duart e drejtësisë italiane pasi i ati është në burg.
“Quhem Erjon Kanolja. Ngjarja e rendë që ndodhi mbrëmjen e 27 tetorit në Savona të Italisë, i mori jetën motrës sime të pafajshme Etleva Bodi, e cila u bë viktimë e bashkëshortit të saj dhe e episodeve të tij të sëmura të xhelozisë. Lajmërohem atë mbrëmje nga nipi im, i cili është veçse një fëmijë 13 vjeç : “Daja, hajde shpejt”-, ishte thirrja e tij. Forcat policore dhe mjekësore dhanë maksimumin e tyre për të shpëtuar jetën e motrës sime por ajo e pati të pamundur të mbijetonte për shkak të traumës që pësoi dhe ndërroi jetë mbrëmjen e 29 Tetorit ora 21:00.
Ne u bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve dhe personave të ndjeshëm ndaj kësaj fatkeqësie që na ka ndodhur të na ndihmojnë sadopak të sjellim trupin e pajetë të motrës sonë në Shqipëri dhe gjithashtu ndihmë sadopak për rehabilitimin që do tu bëhet 4 fëmijëve të saj të mitur që ajo la pas…,” shkruhet ndër të tjara në lajmërimin e ndjerë të vëllait të viktimës.
EMRAT/ Mbyti gruan nga xhelozia, la 4 fëmijë jetimë, kush është shqiptari në Itali?
Motive xhelozie! Shqiptari në Itali vret gruan, lë pas 4 fëmijë