Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, ka nisur vizitën e saj zyrtare në Kosovë ku është pritur nga presidentja Vjosa Osmani.
Takimi tashmë ka filluar dhe po mbahet në ambientet e presidencës së Kosovës.
Pas përfundimit të takimit, Osmani dhe Von der Leyen do të mbajnë konferencë për mediat.
Presidentja e KE-së më pas do të zhvillojë takim me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.
Takimi mes tyre do të mbahet rreth orës 14:40.