-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha nga dritarja e shtëpisë: Rama sot po mbrohet nga Dumani

Kryesoret

Sali Berisha ka vijuar deklaratat e tij nga arresti i shtëpisë si çdo pasdite.
Berisha nuk ka reshtur akuzat ndaj kryeministrit ai shtoi se Rama sot po mbrohet nga Altin Dumani, kryeprokurori i SPAK, por shtoi “bashkë me Dumanin do të të japim ndëshkimin më të rëndë që meriton”.

“Edi Rama i tmerruar nga fjala, denoncimet e Sali Berishës, mendoi të shpëtojë prej tij duke e vendosur atë në arrest shtëpie. Por krijoi me dhjetëra, qindra, mijëra Sali Berishë të tjerë të cilët e shndërruan në ‘rrugën e Shpresës’, rrugën e gjyqit publik të regjimit.

Rrugën e gjyqit publik të vjedhjeve të Edi Ramës dhe suitës së tij. Rrugën e gjyqit publik të lidhjeve të tij me krimin.

Rrugën e gjyqit publik vjedhjeve të familjarëve të tij, të pasurimit të familjes së tij, të 16-fishimit të të ardhurave duke shfrytëzuar karrigen e tij. Të shpërdorimit dhe vjedhjes me qindra milionë eurove me djegësat, me sterilizatorët.

Të denoncimit të aferës prej miliarda euro të portit të Durrësit, të denoncimit dhe gjyqit publik për Edi Ramën, skandalin e tij ndërkombëtar me McGonigal”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit