-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Heqja e dinarit, shpërndahen fletushka për rezistencë në veri të Kosovës

Kryesoret

Policia e Kosovës tha se po heton shpërndarjen e disa fletushkave në veri të Kosovës që bëjnë thirrje për rezistencë, një ditë pas protestës së organizuar nga grupe serbësh kundër vendimit të autoriteteve të Kosovës që ndalon përdorimin e dinarit serb për pagesa në të gatshme.

Zëvendësdrejtori i policisë në Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani i tha Zërit të Amerikës se pas këshillimit me Prokurorinë Themelore dhe atë të Posaçme janë hapur hetimet për veprën “thirrje për rezistencë dhe nxitje e urrejtjes”. Ai tha se fletushkat janë shpërndarë gjatë protestës së një dite më parë dhe deri tani nuk ka ndonjë të dyshuar apo të arrestuar.

Në fletushkat e nënshkruara nga “Mbrojtja Popullore” udhëzohen qytetarët serbë se si të veprojnë kur hasin në njësitë policore. Aty kërkohet që pjesëtarët e policisë së Kosovës të qëllohen me mjete të ndryshme, të ofendohen ndërsa jepen edhe udhëzime për përgatitjen e shisheve me benzinë të njohura si koktej molotov.

Lista Serbe, subjekti kryesor i serbëve të Kosovës u bëri thirrje qytetarëve serbë që të mos bien pre e provokimeve të tilla. Ky subjekt tha se fletushkat që bëjnë thirrje për “rezistencë ndaj policisë së Albin Kurtit”, janë kundër paqes dhe duken me qëllim të keq për destabilizimin e mëtejshëm, në mënyrë që serbët të fajësohen për incidente të reja të mundshme.

Lista Serbe tha se populli serb në Kosovë do të vazhdojë të luftojë për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të tyre në këtë rajon me metoda paqësore./VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit