-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Rrahën protestuesit’/ Gaz Bardhi kërcënon policët: E dimë kush jeni

Kryesoret

Gjykata e Tiranës liroi katër protestuesit që u arrestuan të martën në protestën e opozitës. Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi kërcënoi policët që sipas tij dhunuan të rinjtë që u arrestuan.

Kemi bërë një kallëzim pranë AMP-së por dua secilit ti bëj një paralajmërim publik që dhuna jashtë asaj që lejon ligji është akt personal dhe ka pasoja personale. Cdo punonjës duhet të respektojë ligjin. Secili është identifikuar do të mbajë përgjegjësi penale për aktin personal të dhunës do të mbajnë përgjegjësi personale.

E përshëndes vendimin e gjykatës që i la të lirë katër protestuesit. Ishin për të protestuar kundër Ramës në një protestë madhështore dhe nuk kishte arsye as për t’u shoqëruar apo arrestuar. Por në një polici që drejtohet nga individë apo persona të lidhur me krimin e organizuar duke nisur nga ministri i Brendshëm dhe gjithë zinxhiri komandues.

80% prej tyre janë nën hetim tek kjo godina (SPAK) për lidhje me krimin dhe shërbëtor të bandave. Policët sa kohë kanë tejkaluar ligjin kanë pasur një urdhër, gjatë dhunuar gjatë shoqërimit në komisariat dhe brenda dhomave të izolimit.

Kjo është e papranueshme dhe kur një polic tejkalon ligjin do të thotë se ka një mllef. Janë identifikuar me emër dhe mbiemër. Janë tre punonjës policie, dy që i shoqëruan dhe një në komisariat. Dy prej protestuesve kanë shenja dhune në fytyrë, dy të tjerë fraktura në trup për shkak të dhunës me urdhër politik” tha ai.

Lirohen 4 protestuesit e opozitës që u arrestuan

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit