Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në takimin e radhës në kuadër të turit të organizuar për anëtarësimet e reja në Partinë Socialiste. Rama tha se pavarësisht të metave që mund të ketë, PS, është forca politike që sjell zhvillim të vendit krahasuar me forcat e tjera politike.
Gjatë deklaratës së tij ai ironizoi Rithemelimin për kaosin e shkaktuar në Kuvend prej muajsh, duke u shprehur se pavarësisht se janë votuar nga qytetarët, asnjë prej përfaqësuesve të Rithemelimit nuk mendon për ta kur bllokon punimet e Kuvendit por vetëm për interesat personale.
“Nuk shqetësohen për asnjë hall tuajin ata që marrin peng parlamentin, Kanë shkuar në parlament me votën e njerëzve dhe e marrin peng për interesat e tyre. Por nuk dëmtohen ata, nuk i gjen asgjë. Në fund kanë shumë më tepër sesa ç’kanë shumica dërrmuese e atyre që i kanë votuar” tha Rama.