-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Doli në mëngjes dhe nuk u kthye më, policia: Gruaja vuante nga shëndeti mendor

Kryesoret

Një ngjarje e rëndë mësohet se ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Durrësit. Një 50-vjeçare është gjetur e pajetë në tarracën e një pallati.

Uniformat blu dyshojnë se gruaja vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe është vetëvarur.

Bashkëshorti i viktimës kishte lajmëruar autoritetet mëngjesin e sotëm se ajo ishte larguar nga shtëpia dhe nuk ishte kthyer më pas.

Ajo u gjet pa shenja jete në tarracën e një pallati.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, në tarracën e një pallati, në lagjen nr. 1, Durrës, është gjetur e pajetë, dyshohet e vetëvarur, shtetasja A. D., 50 vjeçe, e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Mëngjesin e sotëm, në Komisariatin e Policisë Durrës, ka bërë kallëzim bashkëshorti i shtetases A. D., se ajo ishte larguar nga banesa në mëngjes dhe nuk ishte kthyer më.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit