-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha thërret qytetarët në protestë nesër para Bashkisë së Tiranës

Kryesoret

Ish-kryeministri, Sali Berisha është ndalur sërish te skandali që ka përfshirë Bashkinë e Tiranës, ku 5 drejtorët e tij kanë përvetësuar tenderat e institucionit me vlerë dhjetëra miliona euro, nëpërmjet një kompanie faktike, ‘5D’.

Në fjalën e mbajtur gjatë protestës maratonë që zhvillohet në ‘Rrugën e Shpresës’, Berisha bëri thirrje që nesër, e premte ora 11:00, shqiptarët të marshojnë bashkë dhe të pastrojnë zyrat e Bashkisë Tiranë.

‘Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, ju luftëtarëve të lirisë, misionarëve të dinjitetit dhe fitores. Burrave dhe grave të pamposhtur!

Të dashur miq, po të shtrojmë një pyetje sonte, si mund të guxojë një fytyrë si ajo e Erion Velisë të grabisë djersën, të ardhmen e fëmijëve të tuaj dhe jetën e të dashurve tuaj?

A ka shqiptar që i rrjedh gjak shqiptari në deje të pajtohet me këtë nënshtrim, me këtë poshtërim? Dhe poshtërimi nuk ndalon me kaq.

Kjo vjedhje është vetëm një aspekt i krimit që po u bëhet qytetarëve të Tiranës. Erion Veliaj nuk është vetëm kryehajduti i pesë hajdutëve, drejtorë të tij.

Erion Veliaj i ka duart e lyera me gjakun e Ardit Gjoklajt, një viktimë e pafajshme e oreksit për para të këtij armiku faqezi. A ka shqiptar që ta lejojë këtë?

Ditën e premte, ora 11, shqiptarët marshojnë bashkë të pastrojnë zyrat e bashkisë.

Dhe i japin përgjigje poshtërimit nga ky faqezi të qytetarëve të Tiranës, që nuk e kanë parë kurrë ndonjëherë më parë.

Nesër në ora 11:00, guximtarët, misionarët, luftëtarët e lirisë dhe të dinjitetit do të bëjnë atë që do bënte çdo evropian i qytetëruar, do i japin përgjigje.

Atë përgjigje që do jepte çdo popull evropian i poshtëruar nga një armik faqezi si Erion Veliaj’ deklaroi Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit