Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në dalje të Fushë-Krujës.
Mësohet se një 17-vjeçar është përplasur për vdekje nga një makinë.
Viktima është identifikuar si Isuf Mehmeti, ndërsa rrethanat e ngjarjes janë ende të pa qarta.
Ndërkaq bëhet me dije se në pranga ka përfunduar shoferi i makinës, Andi Kullaj.
Shkak dyshohet se është bërë shpejtësia e lartë me të cilën ishte duke lëvizur automjeti.