-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fushë-Krujë/ Shoferi ‘pikë plumbi’ lë të vdekur në vend 17-vjeçarin (DETAJET)

Kryesoret

Një aksident tragjik ndodhi mbrëmjen e sotme në dalje të qytetit të Fushë-Krujës, ku si pasojë mbeti i vdekur një 17-vjeçar.

Mësohet se i mituri ka ndërruar jetë pasi është përplasur nga një makinë e tipit ‘Hyundai’, që drejtohet nga Andi Kullaj.

Ky i fundit është arrestuar menjëherë nga policia e cila ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e lartë me të cilën ai po udhëtonte.

Përplasja ka qenë aq e fortë sa mjeti e ka marrë përpara trupin e viktimës për dhjetëra metra dhe duke i shkaktuar plagë të rënda.

Deri më tani viktima është identifikuar si Isuf Mehmeti, ndërsa pritet ende një reagim nga ana e policisë për informacione më të sakta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit