-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Policja vrau veten, zbardhet dëshmia e të dashurit; Mesazhet i fshiva sepse….

Kryesoret

Detaje të reja kanë dalë nga vetëvrasja e polices 21-vjeçare dje në Tiranë. Mediat raportojnë se Aldorjana Loshi u gjet e pajetë në banesën e saj në zonën e Ali Demit, ku jetonte me nënën dhe vëllanë. Ajo kishte vetëm 3 muaj që kishte nisur një lidhje me djalin e një efektivi policie, që e kishte koleg në të njëjtin komisariat.

Pasi për disa ditë e reja nuk i përgjigjej në telefon, mes tyre ka pasur një konflikt. Efektivja pas një bisede më të riun, i ka shkruar këtij të fundit se “nëse do të vinte në banesë, derën do ta gjente të hapur”. Mësohet se kur 27-vjeçari me inicialet E.N., shkoi në banesën e saj, e gjeti të renë të pajetë pasi kishte qëlluar veten me një plumb në zemër.

Në gjendje të rënduar psikologjike, i riu u ka thënë hetuesve se ka marrë telefonin e viktimës dhe ka fshirë mesazhet që kishin shkëmbyer së bashku, “për të mos u zbuluar lidhja e tyre” dhe që të mos fajësohej ai për ngjarjen dhe pasi lajmëroi policinë ishte larguar nga banesa. Policia njoftoi këtë të shtunë arrestimin e tij duke e akuzuar për kryerjen e “veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit