Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesën e radhës të ish-ministrit të mjedisit, Lefter Koka.
Ai kërkoi heqjen e masës së tretë me burg për inceneratorin e Tiranës. Kolegj Penal i Gjykatës së Lartë nuk pranoi rekursin.
Të njëjtën masë sigurie, Gjykata e Lartë la në fuqi edhe për Taulant Tushën, drejtorin e drejtorisë së punëve publike në Bashkinë e Tiranës dhe Namik Simixhiun, ish anëtarin e komisionit për dhënien e koncesionit.
Alba Thoma, Pëllumba Abeshi, Silena Tola e Sidita Kopliku “arrest në shtëpi”.