Ditën e sotme një 24-vjeçar me iniciale S.T., banues në Tiranë u arrestua pasi kërcënonte 60-vjeçarin.
Në vende dhe periudha të ndryshme dyshohet se 24-vjeçari ka kanosur një 60-vjeçar për dhënien e pasurisë.
Ai e ka kanosur atë me arsye se 60-vjeçari i ka dëmtuar atij banesën.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy kaçavida.
Ndërsa materialet procedurale i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.