Policia e Sarandës ka arrestuar një 26-vjeçar me iniciale L.M., i cili ditën e djeshme në rrugën Butrinti, Ksamil nuk kishte pranuar që të gjobitej nga policia rrugore.
Ai i ka kundërshtuar me dhunë punonjësit gjatë ushtrimit të detyrës për plotësimin e procesverbalit të shkeljes rrugore.
Ky rast është bërë publike edhe me pamje filmike në rrjetet sociale.