Pasditen e sotme një konflikt i dhunshëm ka ndodhur në bulevardin Vlorë-Skelë pranë tregut të orizit. Dy të rinj janë përfshirë në një përleshje fizike pas një mosmarrëveshjeje për motive banale.
Nga përleshja fizike me sende të forta është plagosur njëri nga të rinjtë, i cili është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
Ndërsa personi tjetër është dërguar në komisariat për të dhënë shpjegime mbi ngjarjen dhe për të zbardhur detajet e incidentit.