Policia në kuadër të operacionit të koduar ‘Operacionalja 17’ ka arrestuar dy persona me qëllim ekstradimin në Kosovë.
59-vjeçari me iniciale A.B.., dhe 51-vjeçari me iniciale Sh.S., të dy banues në Tiranë ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar për prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike. Gjykata Themelore e Kosovës i kishte dënuar ata me 2 vjet burg.
Ndërkohë po vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe autoriteteve ligjzbatuese kosovare, për t’i ekstraduar këta në Kosovë.