-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Izraeli bombardon Bejrutin, teksa liderët pritet që të vendosnin armëpushimin

Kryesoret

Avionët luftarakë të Izraelit e goditën një ndërtesë banimi në qendër të Bejrutit si dhe lëshuan urdhra të rinj për evakuim për 20 ndërtesa në periferitë jugore të kryeqytetit të Libanit. Ky ishte sulmi i dytë në ditët e fundit në pjesën më të banuar të qytetit. Nuk raportohet për viktima.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee tha se janë lëshuar urdhra për rreth 20 ndërtesa në periferitë jugore të Bejrutit, si dhe një paralajmërim për qytezën jugore Naqoura, në të cilën ndodhet selia qendrore e misionit paqeruajtës të OKB-së, UNIFIL.

Sulmi në Bejrut ndodhi pak orë pra se kabineti i sigurisë i Izraelit të mblidhej për të votuar një marrëveshje për armëpushim, e cila u ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara, dhe ka për qëllim t’i japë fund luftës mbi njëvjeçare mes Izraelit dhe grupit militant libanez, Hezbollah.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit