Këngëtarja e njohur Edona Llalloshi ka lënë pas muzikës dhe i është futur politikës. Ajo gjendet në listë si kandidate për deputete në radhët e VV-së në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë.
Kryeministri Albin Kurti me anë të një postimi në rrjetin social shprehet se këngëtarja Edona Llaloshi është pjesë e listës për fitoren e madhe.
“Edona Llalloshi është ndër emrat më të dashur të skenës sonë muzikore. Në karrierën e saj tre dekadëshe, veç krijimeve cilësore është shquar për personalitet të veçantë. Ajo është pjesë e listës sonë për fitoren e madhe. Me Edonën do të jemi edhe më të përkushtuar ndaj artit e kulturës. Mirësevjen, Edonë”, shkruan Kurti.









