Franca i jep ushtrisë së Ukrainës bombarduesit “Mirazh 2000”. Mirazhi i parë francez ‘2000’ do të hyjë në shërbim me Forcat Ajrore të Ukrainës deri më 20 janar. Në fillim do të jenë tre bombardues, të cilët më pas do të pasohen nga shtatë të tjerë.
Avioni, i gjithë versioni 5F, është përditësuar për të mundësuar lëshimin e raketave Storm Shadow/Scalp, arma në dispozicion të Kievit e cila mund të godasë në distanca më të mëdha me fuqi më të madhe shkatërruese thellë në territorin rus.
Mirazh 2000 do të zëvendësojnë Sukhoi Su 24-at e vjetra të përdorura nga pilotët e Zelensky. Avionët francezë janë të pajisur me radarë modernë dhe mund të mbajnë tonelata me bomba, shkruan La Republica.