Policia e Tiranës ka arrestuar një 25-vjeçar i cili lëvizte me armë zjarri pistoletë me silenciator në makinë.
Gjatë operacionit në Laknas, policia ka ndaluar makinën me drejtues 25-vjeçari S.K. dhe pasagjer O.M. Gjatë kontrollit në makinë u gjet një armë zjarri pistoletë ë me silenciator dhe me 1 krehër me municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.
25-vjeçari akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale. Ndërsa O. M., 21 vjeç, banues në Laknas akuzohet për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.