Kryeministri Edi Rama në përgjigjet live ndaj komentuesve shprehet se edhe në 2029 Shqipëria do të ketë hyrë në Bashkimin Evropian. Rama deklaroi se në këto zgjedhje do të fitojë Partia Socialiste dhe është i bindur për këtë.
“Nuk duhet të kemi asnjë luhatje tani dhe nuk është çështja a do të fitojë PS, a do ti marrë 71 deputetë, nuk diskutohet.
Çështja është të marrë mandate të fortë që të mos ketë asnjë luhatje procesi dhe të mos i dalë njeri përpara bashkimit me Europën. Pastaj nuk jam unë në 2029, mbaron mandati në 2029, kemi kryer punë ne. A jam unë që shkoj atje dhe ulem për herë të parë tek ajo Albania, apo është dikush tjetër nuk ka pikë rëndësie.
Unë ama do ta vendos atë Albania atje, do e vendos aty dhe do e marrë për dorë atë që do të jetë, unë besoj se do të jetë socialist, mund të jetë edhe socialiste, por e marr për dore dhe i them ulu aty, e vazhdoni ju gjenerata e TikTok drejtoni Shqipërinë. Sepse do ta vendosim shumë shpejt TikTok të vijë.”, tha Rama.