-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Putin: Moska nuk e ka kundërshtuar anëtarësimin e Ukrainës në BE

Kryesoret

Presidenti rus, Vladimir Putin ka deklaruar se Moska kurrë nuk e ka kundërshtuar anëtarësimin eventual të Ukrainës në Bashkimin Evropian. Putin tha se mendon që është e mundur që të gjendet një kompromis për të ofruar siguri si për Rusinë, ashtu edhe për Ukrainën.

“Sa i përket anëtarësimit të Ukrainës në BE, ne kurrë nuk e kemi kundërshtuar”, tha Putin gjatë bisedës me kryeministrin sllovak, Robert Fico, në Kinë.

“Sa i përket NATO-s, kjo është çështje tjetër… Kundërshtimi ynë për këtë çështje është i njohur: ne e konsiderojmë një gjë të tillë të papranueshme”, shtoi ai.

Gjithashtu Putin tha se kishte diskutuar për sigurinë e Ukrainës gjatë samitit të tij më 15 gusht me Trump.

“Ekzistojnë opsione për të ofruar siguri për Ukrainën në rast të përfundimit të konfliktit”, tha Putin.

“Dhe më duket se ekziston mundësia për të gjetur një konsensus për këtë çështje”, shtoi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit