Një biznes në qytetin e Kukësit është qëlluar me armë zjarri gjatë orëve të natës së kaluar. Ende nuk dihen motivet apo autorët e ngjarjes, ndërsa policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rastin.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e plotë të rrethanave, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.
Policia thekson se po punohet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
“Sot, më datë 28.11.2025, rreth orës 09:30, shtetasi L. O., ka njoftuar sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës se ka konstatuar të dëmtuar fasadën me xham të dyqanit të tij. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.
Nga këqyrja e vendit të ngjarjes rezulton se fasada është dëmtuar me armë zjarri gjatë natës. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.”, njofton policia.









