Rikthehet në burg ish-kryetari i bashkisë së Himarës, Jorgo Goro. Ai u shoqërua mëngjesin e sotëm nga policia e Vlorës, që zbatoi vendimin e Gjykatës së Apelit.
Goro u lirua vitin e kaluar por pas llogaritjes së SPAK-ut për kohën e vuajtjes së dënimit, nga dy vite të ulura në 1.4, prokuroria kërkoi që të rikthehej për të bërë edhe 6 muaj burg.
Goro u dënua për tjetërsim pronash në Livadhia dhe Gjilekë.









