-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- PD kërkoi uljen e çmimit të naftës, PS rrëzon draftin

Kryesoret

Mazhoranca ka rrëzuar me 77 vota kundër kërkesën e PD për të nisur procedurën e përshpejtuar sa i përket projektligjit për uljen e çmimit të naftës.

Grupi Parlamentar i PD-së depozitoi në Kuvend projektligjin, përmes të cilit kërkon uljen e çmimit të naftës pas krizës në Lindjen e Mesme.

Deputeti Eno Bozdo tha në fjalën e tij në Kuvend se Shqipëria sot nuk ka asnjë rezervë dhe se qytetarët sot blejnë naftën më shtrenjtë se gjithë vendet e rajonit, krahasuar me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.

“Shqipëria nuk zotëron asnjë gramë naftë rezervë të sigurisë strategjike; kryeministri pretendon të kundërtën. Jemi ndoshta i vetmi vend që s’kemi një rezervë të tillë, edhe pse legjislacioni e ka me detyrim. Qeveria nuk e ka vënë ujin në zjarr dhe kjo ndodh gjithmonë. Në këtë pikë, lutemi që kriza mos të thellohet dhe mos të marrë ndonjë urdhër për lirimin e rezervave të naftës, që dihet të jenë 90 ditë, ndërsa sot janë 0 ditë. Të gjitha vendet e tjera të rajonit i kanë këto rezerva”, tha Bozdo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit