-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Pazari” me drejtësinë, Basha: Mora dy zotimet e mia

Kryesoret

Lulzim Basha u justifikua përpara mediave duke thënë se pavarësisht kritikave për drejtësinë e re ndryshoi qëndrim duke pranuar që të votojë zgjatjen e afateve të komisioneve të vettingut për shkak se në të kundërt, nëse nuk do të miratohej, atëherë rivlerësimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve do i kalonte KLP-së dhe KLGJ-së, që sipas tij janë të kapura nga PS-ja.

“Brenda pak ditëve trekëndëshi i Bermudës kanë bërë gjithçka që të largojnë OMN-në nga Shqipëria dhe vettingut të shkojë në drejtim të paditur. Me gjithë problemet, përfshirë anëtarë të KPK-së dhe KPA-së të pezulluar dhe korruptuar, ka prapë vetëm një shans që Shqipëria të bëhet pjesë e Europës dhe të korruptuarit të shkojnë në burg dhe pasuritë të mos jenë në duart e një grupi oligarkësh dhe kjo është një drejtësi si funksion.

Sot nuk është drejtësia që duam, por do të ishte më keq, që të mbetej në mes dhe të ndërpritej integrimi Europian i vendit. Prandaj jo vetëm nuk biem ndesh asaj që kemi thënë, por po bëjmë gjithçka për hir të integrimit të vendit.

Drejtësia t’u hedhë prangat cdo njeriu që shkel ligjin dhe jo gjynahqarët, por bosët e krimit.  Në nuk i japim votë PS-së, që sot donte që vettingu t’i kalonte KLP-në dhe KLGJ-në, që janë të kapura” tha ai.

Sot në të njëjtën seancë që do të miratohet zgjatja e vettingut do të ngrihen edhe dy komisionet për reformën zgjedhore dhe territoriale. Por a është rastësi apo “pazar” që kjo ndodh në të njëjtën ditë? Lulzim Basha u shpreh se këto dy reforma kanë qenë zotimet e tij, që sot po bëhen realitet.

“Kam kënaqësinë t’ju njoftoj që sot kuvendi do të kalojë edhe miratimin e dy komisioneve të rëndësishme; për reformën zgjedhore dhe reformën territoriale, rindarjen e Shqipërisë. Këto janë dy angazhime, dy zotime të miat para shqiptarëve” tha ai.

Ngulmimit të gazetarëve se cfarë do të bëhet me komisionin për zgjedhjet e 25 Prillit dhe nismën për vettingun në politikë, Basha iu përgjigj në këtë mënyrë “Çlirohuni (u drejtohet gazetarëve) edhe ju si media, sikur jam çliruar unë”.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit