Ditën e sotme është mbajtur gjyqi i ish-kryebashkiakut të Vorës Agim Kajmakut dhe nipit të tij, të cilët u kap me kokainë në Itali.
Të dy si Kajmaku si i nipi kanë heshtur para gjykatës pasi nuk kishin njohuri të gjuhës italiane.
“Presim arsyet”, ka deklaruar avokati, ndërsa Kajmaku nuk ka thënë asnjë fjalë.
Nisur nga sasia e kokainës së sekuestruar, gjyqtari e ka lënë burg Kajmakun dhe nipin e tij 33-vjeçar.
“Për masën e sigurisë gjyqtari zgjodhi atë më të rëndën, burgun, duke pasur parasysh ashpërsinë dhe sasinë e drogës së sekuestruar. Jemi në pritje të arsyeve e të vlerësimeve”, ka thënë avokati.