Policia për me një njoftimi ka bërë të ditur se ka kryer 5 arrestim për vepra të ndryshme.
Në njoftim bëhet me dije se është arrestuar një 25-vjeçar me inicialet B. M. pasi gjatë kontrollit fizik, në rrugën “Pandi Dardha” iu gjet dhe iu sekuestrua sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kokainë.
Ndërkohë Komisariati Nr. 5 ka arrestuar 57-vjeçarin me inicialet B. D. dhe 25-vejçarin me inicialet G. D. pasi kanë ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tyre.
Po ashtu Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë arrestuar disa persona për shkelje të ndryshme.
Të arrestuarit:
- 35-vjeçari me inicialet E. K. u arrestua pasi u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Ford” në rrugën “Njazi Meka”.
-
18-vjeçari me inicialet Sh. S. u arrestua pasi po drejtonte pa patentë mjetin tip në bulevardin “Bajram Curri”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.