Shëndeti mendor i grave në Shqipëri dëmtohet kryesisht nga stresi, dhuna seksuale dhe depresioni, thuhet në një studim të ekspertëve të shëndetit publik.
Në raportin e publikuar sot nga organizata “Së bashku për jetën” mbi shëndetin mendor të grave në Shqipëri, theksohet se gjendja u rëndua ndjeshëm gjatë pandemisë Covid-19 e në vazhdim, por ende mungojnë matje të rregullta mbi gjendjen e shëndetit mendor, bazuar në këndvështrimin gjinor.
Megjithëse nuk ka matje të rregullta nga pikëpamja e përkatësisë gjinore, ekspertët pohojnë se shëndeti mendor i grave dhe vajzave në Shqipëri është përkeqësuar nga Pandemia Covid-19 e në vazhdim.
Afro 70 për qind e grave kanë raportuar gjatë intervistave episode depresioni, të cilat shtohen bashkë me rritjen e moshës së tyre.
Sipas një studimi të publikuar sot nga organizata “Së bashku për jetën” bazuar në sondazhe me grupime të ndyshme, gratë dhe vajzat në Shqipëri kanë rrezik më të lartë për të vuajtur nga probleme të shëndetit mendor, veçanërisht të depresionit dhe ankthit.
“Kemi të dhënat tona kombëtare që risku për probleme të shëndetit mendor është më i madh tek vajzat dhe tek gratë. Çështjet më të shpeshta mes tyre janë depresioni dhe ankthi. Diferencat mes grave dhe burrave janë vazhdimisht të pranishme në çdo studim sado i takon grupmoshat dhe shtresat e ndryshme shoqërore. Të dhënat lidhur me shëndetit mendor duhet të jenë të ndara për burrat dhe për gratë për të ndihmuar dhe detajuar shërbimet e kësaj fushe”, thotë dr. Alban Ylli, ekspert i shëndetit publik.
Autorët sugjerojnë se të dhënat shëndetësore sistematike nga disa shërbime duhet të ndahen sipas gjinisë dhe madje theksuan se anashkalimi i dallimeve gjinore ose i paragjykimeve gjinore, mund të ketë pasoja klinike ose të shëndetit publik./VOA
Artikulli i plotë këtu.









