Autoritet italiane kane bërë të mundur të shkatërrojnë një bandë kriminale e cila shpërndante drogë në midis Venetos dhe Lombardisë.
Nga operacioni i zhvilluar ranë në pranga 8 persona mes të cilëve edhe shqiptarë. Mësohet se pjesë e kësaj bande ishin të përfshirë italianë, shqiptarë dhe tunizianë. Në lidhje me këtë grup u nisën hetimet për 30 persona.
Gjithashtu u janë sekuestruan 10 kg kokainë dhe heroinë dhe gati 30 mijë euro cash.
Furnizuesit e tregtarëve të kokainës dhe heroinës ndodheshin midis Milanos, Padovës, Vicenzës dhe Selvazzano Dentro (Pd) dhe i referoheshin dy grupeve të organizuara, një italian dhe një shqiptar.