-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Largimi i lojtarëve drejt kombëtareve te tjera, Asani-tifozit: Vetëm Shqipëria duhet të jetë synimi

Kryesoret

Futbollisti i kombëtares, Jasir Asani është kthyer në kryefjalën e mediave pas golit fantastik që shënoi gjatë ndeshjes kundër Polonisë.

Goli është diskutuar gjatë dhe është ndarë edhe në mediat e huaja ndërsa në çdo media ose rrjet social gjen predhën fantastike që i dhuroj kombëtares fitoren së bashku me golin e Dakut.

Por për veç dashurisë për Shqipërinë që e ka shprehur për mes futbollit Asani duket se kërkon t’a përhapë këtë ndjenë edhe tek të tjerët.

Ai madje ka kthyer përgjigje edhe komenteve të cilat duket se Asani nuk i ka shumë qef kur vjen fjala që lojtarët zgjedhin kombëtare të tjera sepse arrijnë më shumë.

Në një postim të “Arena Sport Shqip” shkruhej se Jasir Asani u ftua me kombëtaren Shqiptare për herë të parë në moshën 28-vjeç, ndërkohë disa lojtarë ne moshën 20-vjeç zgjedhin kombëtaret e huaja sepse nuk duan të presin. Ky njeri është shembull për çdo lojtarë, dhe durimi i tij po i shpërblehet.

Në këtë postim ka reaguar një ndjekës i cili është shprehur se lojtarët e talentuar zgjedhin të largohen nga Shqipëria për të luajtur për kombëtare të huaja ku sipas tij mundësitë janë më të mëdha.

Këtij komenti i është përgjigjur vetë Asani i cili u shpreh se ai nuk e di çfarë emocioni të jep fanela e kombëtares shqiptare.

Klaus Montoise po të kthej përgjigje.

Çfar synime me pas vlla a e di ca emecioni është të luaj për Shqipërinë?

Nuk ka synime kur bëhet fjal për kombëtaren shqiptare, duhet gjithçka t’i lej jashtë. Vetëm Shqipëri kjo duhet të jetë synimi i parë i  një futbollisti. Shqipëria përgjithmon!”, ka shkruar Asani.

“Për çfarë e ke fjalën”, Jasir Asani replikon

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit