-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Udhëtoi drejt Milanit për të parë ekipin e zemrës, plagoset fansi i Newcastle

Kryesoret

Një tifoz i Newcastle ndodhet në spital dhe në gjendje stabile pasi u godit me thikë në Milano mbrëmjen e së hënës.

58-vjeçari Eddie McKay ishte me djalin e tij dhe një mik kur ata u sulmuan nga një grup prej shtatë ose tetë personash, të cilët ai pretendon se kishin veshur kapuç.

Ai ndodhet në gjendje të qëndrueshme në spital, pasi u godit me thikë rreth mesnatës së mbrëmshme.

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe klubi i Newcastle.

“Ne jemi thellësisht të shqetësuar nga raportet se një mbështetës u sulmua rëndë në Milano të hënën në mbrëmje dhe ne jemi duke u lidhur me autoritetet lokale për të kuptuar rrethanat.

Mendimet tona janë me mbështetësin dhe familjen e tyre dhe shpresojmë për një shërim të plotë dhe të shpejtë,” thuhet në reagim.

McKay mori plagë me thikë në shpinë dhe në krahë pasi u rrëzua në tokë ndërsa përpiqej të ikte.

Policia në Milano konfirmoi se McKay u trajtua për lëndime nga mjekët në vendngjarje dhe ndodhet në një spital të qytetit.

Familja e tij do të fluturojë për në Milano më vonë të martën për të qenë pranë tij.

Policia thotë se nuk e di nëse sulmi ishte për arsye futbolli apo arsye të tjera.

Newcastle luan ndeshjen në Champions League sonte mbrëma kundër AC Milan në San Siro.

Klubi ka 4000 bileta për ndeshjen, por tifozë të tjerë pa bileta kanë udhëtuar drejt Milanos përpara ndeshjes.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit