Një biznes në Tiranë, në rrugën “Myslum Shyri”, ka rënë pre e një grabitjeje mbrëmjen e sotme rreth orës 20:35.
Mësohet se një person, ende i paidentifikuar, është futur në ambientet e biznesit, dhe duke i kërcënuar me armë, ka marrë një shumë të madhe parash.
Bëhet me dijes se grabitësi kishte veshur një kostum të kuq dhe një kapele.
Pas grabitjes ai është larguar, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij.









