-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Biden dhe Netanyahu, pa marrëveshje për një pauzë humanitare në Gaza

Kryesoret

Presidenti amerikan, Joe Biden, nuk ka arritur një marrëveshje gjatë bisedës telefonike që zhvilloi më 6 nëntor me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, lidhur me nevojën për një pauzë humanitare në luftën Izrael-Hamas.

Zëdhënës i Këshillit për Siguri Kombëtare i SHBA-së, John Kirby, tha se SHBA-ja “do të vazhdojë të avokojë për pauzë të përkohshme dhe të lokalizuar të luftimeve”.

Numri i palestinezëve të vrarë në luftën mes Izraelit dhe grupit militant palestinez, Hamas, ka tejkaluar shifrën prej 10.000 personash, ka raportuar Ministria e Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi. Sipas kësaj ministrie, mbi 4.100 viktima ishin fëmijë dhe 2.640 gra.

I pyetur nëse kjo shifër e viktimave do të bëjë që SHBA-ja të mendojë që të ndërpresë mbështetjen për Izraelin, Kirby tha, “mendoj se të gjithë ne duhet ta kujtojmë pse ata [Izraeli] po luftojnë” duke iu referuar sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor.

Gjatë këtij sulmi në jug të Izraelit, Hamasi vrau mbi 1.400 persona dhe sulmi nxiti nisjen e luftës.

Kirby insistoi se “asnjë shtet” nuk do të toleronte një sulm të tillë “pa një përgjigje të shpejtë dhe agresive”. Megjithatë, ai tha se SHBA-ja ka zhvilluar bisedime “të sinqerta” me izraelitët lidhur me përpjekjet për të minimizuar numrin e viktimave në mesin e civilëve./REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit