Pasditen e sotme në 17:30 do të fillojë në Tiranë protesta e opozitës, me përgatitjet që janë drejt fundit për këtë ngjarje, me vendosjen e podiumit ku do të mbahen fjalimet.
Por përgatitje po merren dhe nga ana e qeverisë, përveç kamerave të vendosura në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, policia ka vendosur dhe një gardh metalik përballë Kryeministrisë, kjo e fundit “e blinduar” me dyer hekuri. Kjo është pikërisht zona ku do të mblidhen qytetarët.
Në këtë protestë kujtojmë se për herë të parë nuk do të jetë i pranishëm ish-kryeministri Sali Berisha, kjo pasi është nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Megjithatë pritet prezenca e tij në mënyrë virtuale.