-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Molotov dhe përplasje! Mbyllet protesta e tretë e opozitës

Kryesoret

Mbyllet protesta e opozitës përpara bashkisë së Tiranës. Kjo ishte e treta që kërkon largimin e kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj. Pas fjalimeve nisën skenat e dhunës. Protestuesit kanë çarë kordonin e policisë dhe kanë tentuar të hyjnë në Bashkinë e Tiranës.

Protestuesit kanë hedhur bomba molotov para godinës së Bashkisë së Tiranës. Dhjetëra forca policie kanë rrethuar godinën për të siguruar rendin para bashkisë. Këshilltarët e opozitës kërkuan të futen në godinë.

“Hapni rrugën, mjaft e shkelët ligjin, mos u bëni palë me atë që shkelin ligjin dita ditës, jo me ata që vjedhin, po kërkojmë të drejtën tonë kushtetuese, kjo nuk është shtëpia e Erion Velisë, në orar zyrtar pune të thotë kjo është shtëpia ime, është e treta herë që ndalohemi nga policia e pushtetit, është policia e pushtetit që nuk lejon që të zgjedhurit bashkiakë.

Po luajnë me paratë e shqiptarëve”, tha një prej këshilltarëve bashkiakë, Dorian Teliti.

Kjo nuk është hera e parë që opozita, pjesa e Rithemelimit ka protestuar në derën e Bashkisë. Ky aksion i tyre ka nisur pas arrestimeve të disa ish-zyrtarëve të këtij institucioni për abuzim me detyrën për dosjen ‘5D’.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit