Në deklaratën për mediat Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se nuk i përket kulturës politike që leh pas çdo vendimi.
“Jemi një parti që kemi thënë se duam drejtësi, ndaj do të ishte fatale për ne dhe ndjekësit tanë, që mos bënim rekurs, përderisa rekursin e njeh drejtësia. Ne jemi sepse shqiptarët meritojnë më shumë, sepse ne besojmë më shumë, se sa ky debat mjeran”, tha Basha.
Më tej ai shtoi se Berisha ka vendosur interesin e tij mbi atë të demokratëve, pasi sipas tij vetë Sali Berisha e ka të qartë që nuk e mund dot Ramën.
“Edi Rama po e përdor Sali Berishën si gogolin që do mbledhë votat, mjeran që kërkon të mbajë pushtetin”, tha Basha.