Policia italiane ka arrestuar dy shqiptarë në Ardea, pasi kishin vjedhur një shtëpi dhe kanë kërcënuar policët. Sipas medias italiane, shqiptarët janë të moshave 42 dhe 43 vjeç, të dy me precedent penal.
Ata u ndaluan nga policia teksa po dilnin nga shtëpia ku kishin vjedhur dhe në atë moment shqiptarët i kërcënuan policët me kaçavidë.
Gjatë kontrollit në makinën që rezultoi se ishte vjedhur vitin e kaluar, u fjetën shumë sende që përdorin për vjedhjet e shtëpive. Gjithashtu u gjetën dhe sendet që kishin vjedhur në banesën e fundit, të cilat iu kthyen pronarit të ligjshëm.