Policia e Fierit ka arrestuar 27-vjeçarin me qëllim ekstradimin e tij në Kosovë.
27-vjeçari me iniciale E.M., banues në fshatin Gadurovë, Mallakastër ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi gjykata e Pejës me datë 30 nëntor i ka caktuar maësn e sigurisë “arrest në burg”. Ai akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Ndërkohë Interpol Tirana po bashkëpunon me autoritetet kosovare për ekstradimin e 27-vjeçarit.