Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në Shkodër, Benet Beci ka hapur zyrtarisht fushatën elektorale. Beci me anë të një postimi u shpreh se qyteti i Shkodrës është fizikisht dhe simbolikisht porta hyrëse e Evropës në Shqipëri.
Ai thekson se pasaporta evropiane është misioni i kësaj fushate me Edi Ramën dhe Partia Socialiste e Shqipërisë. Beci nënvizon se me kryeministrin dhe Partinë Socialiste kanë një fitore në rang kombëtar.
“Me Edin dhe Partinë Socialiste kemi një fitore të sigurt në rang kombëtar. Me besimin e mbështetjen tuaj do ta bëjmë këtë fitore edhe të Shkodrës. Hapi ynë tjetër është Shkodra 2030, në familjen evropiane, në BE, për të vazhduar së bashku rrugën e zhvillimit, integrimit dhe për të sjellë një të ardhme më të mirë për të gjithë.”, shprehet Beci.